Gllareva sh.p.k u themelua në Klinë në vitin 1990. Me ofrimin e produkteve të ndryshme kualitative dhe investimet e vazhdueshme ajo u bë shumë shpejt një ndër pikat e referimit në sektorin e distribuimit të produkteve ushqimore.
Që nga fillimi i kompanisë, Gllareva sh.p.k i ka dhënë shumë rëndësi përgatitjes së stafit, organizimit të brendshëm menaxherial, kualitetit të produkteve dhe shërbimit profesional. Përveç distribuimit të produkteve ushqimore, ndërmarrja jonë në vitin 2009 e zgjeroi veprimtarinë e saj edhe në lëminë e prodhimit me hapjen e fabrikës së re për prodhimin e ëmbëlsirave dhe produkteve të tjera. Ndërmarrja jonë e zhvillon veprimtarinë e saj në dy lokacione ku njëra gjindet në Klinë dhe tjetra në Fushë Kosovë, ku janë të punësuar mbi 200 punëtorë.
Me kalimin e kohës duke parë suksesin e vazhdueshëm si kompani, ne morrëm në posedim edhe vijën e paketimit të produkteve të ndryshme si: speci i kuq, kikiriki, nisheste etj. Si pjesë e familjes sonë është edhe supermarketi Nora dhe Hotel Nora i cili ka kapacitet prej 30 dhomave.
Qëllimet tona fillojnë nga mirëqenia e punonjësve tanë, vazhdimi i shërbimit tonë profesional, marrëdhënia jonë me klientët tanë, rritja e stokut të produkteve tona, rritja e kapaciteteve tona dhe zgjerimi i produkteve tona në fushën e prodhimit që reflekton drejtpërdrejtë mbi rritjen e punësimit në Kosovë.
Klinë
Fushë Kosovë
Klinë