Oct 31 2013

Gllareva me kualitetin e produkteve depërton në tregun evropianë

Një linjë të prodhimit të nivelit modern për prodhimin e ëmbëlsirave, keksëve, rolatave dhe afër 30 produkte të prodhuara në kompaninë Gllareva dhe Amo nuk kam qenë i përgatitur që do ta shohë dhe vërtet kjo që pashë është një ndër befasitë më pozitive që kam hasë kohëve të fundit gjatë vizitës në ndërmarrjet prodhuese vendore.

 

Me rreth 300 të punësuar, me një dominim në tregun vendorë, një shtrirje të suksesshme në tregun e Maqedonisë, Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe tani depërtimi në tregun evropianë është mu ajo çka i duhet Kosovës për zhvillim ekonomik, për promovim të ndërmarrësisë dhe prodhimit vendorë dhe për inkurajim të investitorëve të huaj që përmes sukseseve të tilla siç është kompania Gllareva dhe Amo të përmirësohet imazhi i Kosovës, theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e vizitës në këto kompani ku pritë nga pronari Bujar Morina me bashkëpunëtorë.

Morina theksoi se ambient biznesor në Kosovë nuk është në favor të prodhimit vendorë dhe në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës, por duhet të besojë se me kalimin e kohës të gjithë do të binden se garancë e qëndrueshmërisë institucionale dhe shtetërore është sektori privat. “Duhet një vetëdijesim i konsumatorit vendorë që të vlerësohet dhe të konsumohet prodhimi vendorë sepse këto standard që i kemi arritur si prodhues vendorë janë bazuar ne kriteret ndërkombëtare”, tha Morina i cili me mburrje i tregon produktet e veta dhe e sqaron teknologjinë më moderne Italiane në prodhim.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu theksoi se vërtet është i inkurajuar me këtë teknologji dhe me këtë nivel të prodhimit kualitativ të cilin e karakterizon kualiteti qoftë në cilësi qoftë në ambalazh e marketing dhe vërtetë Kosova me këto produkte mund dhe duhet ta mbajë kokën lartë. “Jam i vetëdijshëm për sfidat me të cilat ju ballafaqoheni me të cilat jemi të informuar dhe të cilat i kemi adresuar në adresën institucionale dhe mbes me shpresë se ato do të hasin në mirëkuptim në vendim marrësit vendorë dhe për ju të vinë ditë më të mira”. 

burimi: Telegrafi