Mar 10 2014

Gllareva ndihmon SOS Fshatin e fëmijëve

Përfaqësues të Kompanisë “Gllareva” të enjten kanë vizituar Sos Fshatin e Fëmijëve, me ç’rast u kanë dhuruar si donacion, pelena, për fëmijët me asistence sociale në kuadër të Sos-it.

 

“Kompania Violeta me pikat e saj në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, ketë vit ka shpreh vullnetin për të shpërndarë donacion dhe për Kosove pasi qe çdo vit jepet donacion për vendet e Ballkanit. Dhe ne si kompani këtë donacion vendosem të ua ndajmë Sos Fshatit të Fëmijëve”, është thënë në një njoftim të Gllarevës.

 

 

Ata kanë treguar se Donacion i cili përfshinte pelenat Violeta të grup moshave të ndryshme kap vlerën rreth 2500 euro.

“Ne u takuam edhe me përfaqësuesit e Sos Fshatit dhe ju premtuam qe ne si Kompani Gllareva do ju përkrahim edhe me tutje me brendin Violeta”, është thënë në njoftimin e kësaj kompanie vendore.